UBT News

Deputeti i PDK-së lëshon seancën: Po bëni tradhti ndaj vendit, ma hiqni mëditjen

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në seancën e jashtëzakonshme doli nga salla e Kuvendit, duke deklaruar se në vend që të diskutohet sot për çështjen e sigurisë në veri të Kosovës, deputetët po flasin për energjinë elektrike.

Sipas Berishës, kjo rrëshqitje e debatit është tradhti ndaj vendit, derisa kur po dilte nga seanca tha se mund t’ia heqin mëditjen e pjesëmarrjes.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj deputetit Berisha, i cili kërkoi që të respektohet Rregulloja e Kuvendit.

“Kam paralajmëruar të gjitha këto aktivitete në veri e kanë një prapavijë brenda, dhe ajo që kam paralajmëruar po bëhet realitet… Tendenca për riformatim ka filluar me më bërë me dyshuar se ju po rrëshqitni drejt diçkaje tjetër dhe ajo do të jetë tradhtia ndaj vendit tonë. Sot keni thirrur seancë për energjinë dhe po e fyeni inteligjencën e gjithë deputetëve dhe gjithë popullit shqiptarë, si dhe po dëshironi të prezantoni situatën si të qetë. Kur kam dëgjuar se kryeministri tha se propozimi franko-gjerman është një bazë e mirë për Kosovën, jam i bindur se kryeministri po rrëshqet aty ku kam paralajmëruar. Unë nuk pranoj të jem pjesë e një debati të tillë, kur tërë vendi është i shqetësuar. Shumë shpejt do ta bëni edhe një hap dhe do ta merrni emrin e merituar. Unë nuk do të jem pjesë e kësaj seanca, ma hiqni mëditjen lirisht”, deklaroi Berisha.

Exit mobile version