UBT News

Deputeti i LDK-së me kritika ndaj kryetarit të kësaj partie

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka drejtuar kritika ndaj të parit të kësaj partie, Isa Mustafës, duke e quajtur politikan tërësisht të dështuar. Sipas Avdyllit, Mustafa po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar Vjosa Osmanin.

“Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. Presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveq imagjinatës së tij. Psh tani, ky President-në tentativë, paska thënë që Vjosa folë kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut. Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa nuk e kërkon pezullimin e dialogut por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel”, deklaroi ai.

Sipas tij, rëndësi për Mustafën ka vetëm qëndrimi i PDK-së. Deputeti i LDK-së më tej thekson se Mustafa vazhdimisht po sulmon dy institucionet kryesore, Presidencën e Kuvendin, vetëm pse nuk po udhëhiqen nga njerëzit e të parit të LDK-së.

“Sa më vie keq të shoh se ku ka ra partia institucionaliste LDK, përderisa udhëhiqet nga dikush që cdo ditë sulmon dy institucionet kryesore në vend: Presidencën e Kuvendin, vetëm pse ato nuk po udhëhiqen nga njerëzit e Isës. Ky shkatërroi gjithcka që kishte përpara vetes gjatë tërë kohës vetëm për t’u bërë vet president (edhe koalicionin qeverisës, edhe partinë, e tash po tenton edhe vendin) i shtyrë nga ambicie të tij puro personale të pakontrolluara. Ka ardhe koha që të flasim hapur dhe të REFUZOJMË këtë mendësi karrieriste shkatërruese të tij: Edhe LDK, edhe partnerët e tjerë të koalicionit e mbi të gjitha ta refuzojnë qytetarët e Kosovës”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version