UBT News

Deputeti i AAK-së: COVID-19 s’është hajgare

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla tash e dy javë është në vetizolim, pasi kishte simptoma të COVID-19.

Sylaj përshkroi edhe simptomat që kishte, teksa u shpreh se ky virus nuk është hajgare.

“Sot po hyj në javën e dytë të vetizolimit pasi nisa të kem simptoma të Covid-19. Tash e sa kohë jam duke u trajtuar në shtëpi, dhe dukshëm jam më mirë seç isha. Djersitje, ethe, temperaturë dhe dërrmimi më përcolli për ditë të tëra.Ky virus nuk është hajgare!Ndjejë keqardhje dhe dhimbje për të gjithë ata që humbën më të dashurit dhe ju uroj shëndet të prekurve nga kjo derxhë. Uroj që kjo një ditë të kaloj.Miq dhe dashamirë, e kemi për obligim të mbajmë maskën dhe të respektojmë distancën e duhur.Sikurse çdo vështirësi, edhe kjo do të kalojë”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version