Kur Rusia dërgoi trupa në Ukrainë në fund të shkurtit, ligjvënësi gjeorgjian Aleko Elisashvili nuk hezitoi të nxitonte në mbrojtjen e vendit dhe brenda pak ditësh po luftonte në betejën për Irpin.
Për 44-vjeçarin, baba i dy fëmijëve, lufta në Ukrainë ka të bëjë më shumë sesa thjesht të mbrojë një vend nga agresioni rus.
“Ne po luftojmë së bashku me ukrainasit kundër armikut tonë të përbashkët – imperializmit të Putinit”, tha Elisashvili për AFP në zyrën e tij në parlamentin e Gjeorgjisë.
“Mundësia që Rusia të sulmojë përsëri Gjeorgjinë është shumë e lartë… Prandaj është edhe më e rëndësishme për ne që Rusia të mposhtet në Ukrainë, prandaj ka kaq shumë gjeorgjianë po luftojnë tani atje”.
Qindra gjeorgjianë si Elisashvili kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar në njësi vullnetare si Legjioni i Huajve të Ukrainës dhe Legjioni Gjeorgjian, legjione këto të integruara në ushtri.
Entuziazmi i tyre për luftën nuk është aspak befasues, duke pasur parasysh historinë e gjatë dhe të vështirë të Gjeorgjisë me Rusinë dhe aspiratat pro-perëndimore që ndan me Ukrainën.
Vendi i Kaukazit Jugor u aneksua nga Rusia dy herë në historinë e saj – në 1801 dhe 1921 – dhe për herë të fundit pa trupat e Moskës të pushtuan territorin e saj në gusht të vitit 2008.
Lufta pesë-ditore në 2008, e cila mori rreth 700 jetë dhe përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga BE, e la Gjeorgjinë të ndarë pasi Rusia njohu dy rajone separatiste, Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, si shtete të pavarura dhe vendosi baza ushtarake atje./UBTNews/