Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka konfirmuar për Telegrafin se deputeti Etem Arifi është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Ai ka thënë se deputeti është vet dorëzuar.
Ndryshe, deputeti i Partisë së Ashkalinjve ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. Arifi deri tash ndodhej në arrati.
Ndryshe, vota e deputetit Arifi ishte e 61-ta për formimin e Qeverisë Hoti, e që është minimumi i votave të deputetëve për formimin e një qeverie.
Pasi dënimi ndaj tij u bë i plotfuqishëm, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar rastin në Kushtetuese duke kontestuar kushtetutshmërinë e mandatit të tij, për të cilin rast ende nuk është vendosur. /Telegrafi