UBT News

Deputetët s’japin detaje për hapjen e kasafortës në Presidencë, thonë se respektojnë punën e AKI-së

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës s’kanë dhënë asnjë detaj, pas raportimit të shefit të AKI-së, Kreshnik Gashi, lidhur me hapjen e kasafortës në zyrën e Presidentit.

Ata vetëm kanë thënë se respektojnë punën e AKI-së dhe Presidencës dhe se janë për ligjshmërinë e këtyre institucioneve.

Fatmir Xhelili nga PDK-ja, kryetar i Komisionit, tha se kanë diskutuar për temat nga takimi i kaluar, por edhe për atë aktualen, duke iu referuar hapjes së kasafortës.

“Ka qenë vazhdim i takimit të kaluar ku është raportuar për sigurinë në vend dhe rreziqet që i kanosen Kosovës, diskutuam për çështjen aktuale”, tha Xhelili.

Ndërsa Arbër Rexha nga VV, anëtar i Komisionit, tha se janë për ligjshmërinë e AKI-së dhe Presidencës.

“S’jemi për prishjen e imazhit ndërkombëtar të Kosovës, por as të AKI-së dhe Presidencës”, tha ai.

Exit mobile version