Seanca e sotme plenare ka filluar me një shenjë solidarizimi nga gratë deputete për personat e prekur me kancer të gjirit, në kuadër të muajit rozë.
Muaji tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.
Tutje është plotësuar rendi i ditës me shtimin e pesë pikave që janë marrëveshje ndërkombëtare. Këto marrëveshje kanë mbetur pa u votuar në seancën e kaluar për shkak të mungesës së kuorumit. Të njëjtat janë radhitur si pika shtesë pas pikës së dytë të rendit të ditës në këtë seancë.