Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të të dhjetë kosovarëve që ndërruan jetë në aksidentin e djeshëm në Kroaci, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i këtij Komisioni Adnan Rrusteni u ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre, derisa të lënduarve i ka uruar shërim të shpejtë.
Pas aksidentit të djeshëm në Kroaci ku mbeten të vdekur 10 kosovar, presidentja e vendit Vjosa Osmani të hënën e ka shpallur ditë zie shtetërore.
Të dielën dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.
Autobusi me 67 udhëtarë përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Kosovë.
Ndryshe presidentja Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Japoni, deri do të kthehet në Kosovë.
Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes të dielën edhe kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me disa prej ministrave kanë arritur në Kroaci ku dhe kanë vizituar të lënduarit e aksidentit.