Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se kanë kërkuar nga ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, që të lobojë për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Kryeziu-Hyseni pas takimit me shefin e BE-së, në një konferencë për media shtoi se të gjithë deputetët kanë kërkuar që ambasadori i ri të angazhohet në mënyrë që kjo qasje të mos vazhdojë.
“Kemi biseduar lidhur me çështjet që janë në interes për Kosovën dhe ne çfarë synojmë të bëjë Bashkimi Evropian në vazhdim në raport me Republikën e Kosovës. Kemi diskutuar edhe për çështjen e masave që mendojmë se ka kaluar një kohë e gjatë që këto masa po mbahen padrejtësisht”.
“Kemi kërkuar nga ambasadori që këtë ta shtrijë këtë temë edhe te vendet anëtare sepse është e rëndësishme që këto masa të hiqen sidomos pas vendimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë së Kosovës në përputhje me atë çfarë Bashkimi Evropian po kërkon, prandaj vlerësojmë se kjo kërkesë ka qenë e njëzëshme sepse gjithë deputetët e kanë kërkuar si njëra prej çështjeve që ambasadori i ri i BE-së duhet të angazhohet në mënyrë që kjo të mos vazhdojë”, deklaroi Kryeziu – Hyseni.