UBT News

Deputetët i bashkohen Vasfije Krasniqit në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Thirrjes për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të deputetes së Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi i janë bashkuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi në seancën e sotme ka mbajtur në dorë një fletë me mbishkrimin “realllyforherjustice”, iniciativë kjo që kërkon për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Një fotografoi të përbashkët Vasfije Krasniqi e bëri me bashkëpartiaken Shqipe-Mehmeti-Selimi, si dhe deputetët e tjerë në këtë Kuvend.

Një fotografi me këtë mbishkrim e ka shkrepur edhe deputeti njëherit lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Exit mobile version