Deputetët e PDK-së kanë kritikuar Qeverinë për mungesë të sigurimit të mjaftueshëm të vaksina kundër Covid-19, si dhe për vendimin e djeshëm për lirimin nga detyra 12 ambasadorët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Deputeti Bekim Haxhiu, tha se përveç vaksinave problem është edhe mungesa e furnizimit me insulinë.
“Problemi i vaksinës tani është çdo kush e humb shpresë se mund të sigurohet një kontratë për vaksina, breng tjetër është edhe mungesa e barnave nga lista esenciale ka muaj qe institucionet publike nuk janë të furnizuar me insulinë”.
Ndërsa, deputetja Ariana Musliu-Shoshi, tha se vendimi për lirimin nga detyra e ambasadorëve është politike
“Me tërheqjen e ambasadorëve në një kohë eshë e rëndë për diplomacinë kosovare. Asnjëri nga këta ambasadorë nuk ka punuar kundër Kosovës, ky vendim nuk është dashtë të merret me inate personale dhe politike”.