Kryeministri britanik, Boris Johnson, mund të përballet me zemërimin e deputetëve të partisë së tij, ku dhjetëra prej tyre janë të vendosur të “rebelohen” kundër një votimi për futjen e masave të reja kundër Covid-19, përcjell UBT News.
Midis 60 dhe 80 ligjvënës konservatorë pritet të votojnë kundër masave të fundit të qeverisë sa i përket Covid-19, masa këto që përfshijnë një certifikatë vaksinimi për të hyrë në ambiente të ndryshme dhe klube nate, mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe teste ditore për rastet e kontaktit si dhe izolim për disa.
Pasaportat e vaksinave ‘të papranueshme në një shoqëri të lirë’
“Unë mendoj se të gjitha këto masa janë të gabuara, ato janë joproporcionale dhe nuk ka prova të mjaftueshme që ato janë të nevojshme”, tha ish-ministri i Brexit, Steve Baker për BBC.
Deputeti tjetër konservator, Mark Harper, gjithashtu sinjalizoi se do të rebelohet gjatë votimit të së martës, duke shkruar në Twitter: “Dëshmitë fillestare në Omicron nuk mbështesin masat e shpallura”.
“COVID do të jetë me ne “përgjithmonë”, theksoi Këshilltari Kryesor Shkencor i Qeverisë së MB. “Qeveria ende nuk ka përcaktuar një strategji të besueshme për të dalur nga kufizimet”, shtoi ai.
Ndërkohë, deputeti Marcus Fysh tha se do të votojë kundër masave të kryeministrit sepse “pasaportat e vaksinës dhe detyrimi nuk janë të pranueshme në një shoqëri të lirë dhe aspak produktive për [të ngritur] besimin tek vaksinat dhe shëndetit publik”.
Një sondazh i Opinium i publikuar të shtunën, zbuloi se popullariteti i Johnson-it “ka rënë dukshëm gjatë javës së kaluar” me vetëm 24% të të anketuarve që e miratojnë punën që ai po bën./UBTNews/