Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kundërshtuar orën policore si masë e vendosur nga Qeveria kundër përhapjes së pandemisë.
Kadrijaj e ka quajtur të panevojshme orën policore sidomos në muajin kur besimtarët myslimanë agjërojnë Ramazanin, njofton Klan Kosova.
“Rishikimi i masave të reja nga Qeveria e Kosovës nuk sjell ndonjë dobi në të mirë të qyterarëve siç nuk ka ndryshuar asgjë në dy javët e kaluara. Sidomos e është panevojshme ora policore gjatë natës kur tani jemi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe qytetarët që agjërojnë kanë nevojë të shërbehen me ushqime që i praktikojnë gjatë këtij muaji. Psh: në syfyr nuk shkon gjithë familja në furrë, por një pjesëtar i familjes dhe nuk krijohen masa të mëdha të njerëzve”, ka shkruar Kadrijaj.
Ajo ka thënë se nëse qeveria nuk mund t’i ndihmojë qytetarët, të paktën mos t’i pengojë ata.
“Andaj për respekt të muajit Ramazan, kërkoj nga Qeveria e Kosovës të rishikojnë vendimin për orë policore, ta heqin krejt ose të vendosin në vend të orë 5:00 në ora 2:00. Nëse nuk mund të iu ndihmojmë më shumë atëherë të paktën mos ‘ti pengojmë të paktën gjatë këtij muaji kur e dijmë që shumë qytetarë janë gjobitur me nga 200 euro për një pitalkë ose një byrek që janë shërbyer gjatë orës policore”.