UBT News

Deputët mbajnë një minutë heshtje për doktor Ali Iljazin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë mbajtur një minutë heshtje për doktorin Ali Iljazi. Pulmologu nga Gjakova ndërroi jetë dje në moshën 73-vjeçare.

Deputeti i “Listës Guxo”, Haxhi Avdyli ka ftuar deputetët që të nderojnë veprën e tij me një minutë heshtje.

Po ashtu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Mentor Salihut e Skofiar Gjinit. Salihu kishte qenë në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë. Në këtë aksident kishte vdekur edhe Gjini, i cili ishte shofer në aksidentin e rëndë të 30 qershorit.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emër të juajin si deputetë, i shprehim ngushëllime edhe familjes Mentor Salihut, e të Skofiar Gjinit që humbën jetën gjatë detyrës së tyre në ndihmë për jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Exit mobile version