Një zyrtare e bankës në Lipjan ka raportuar në polici se një person ka dorëzuar 343 euro monedha metalike, të cilat dyshohet se nuk janë origjinale.
Njëjtë ka vepruar edhe një zyrtar i bankës në Prishtinë, ka raportuar në polici se një mashkull i ka deponuar në bankë 2 mijë e 660 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në të dyja rastet janë sekuestruar paratë, ndërsa është informuar edhe prokurori, njofton policia në raportin 24-orësh të policisë
Të dy ngjarjet kanë ndodhur të martën e kësaj jave, ndërsa rastet u cilësuan “Falsifikim i parasë”.
• Lipjan 22.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare-zyrtare e bankës (me 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 343 monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
• Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.12.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar i bankës (me 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 2660 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.