Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të hënën se po pezullon operacionet e tij në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.
“Departamenti i Shtetit “autorizoi largimin vullnetar (“largimin e autorizuar”) të punonjësve jo urgjentë dhe anëtarëve të familjes në ambasadën tonë në Moskë, Rusi. Ne i morëm këta hapa për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ushtria ruse në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.
Njoftimi vjen ndërsa zyrtarët ukrainas dhe rusë takohen sot në kufirin Bjellorusi-Ukrainë për bisedime paqeje.