UBT News

Departamenti i Shtetit: Marrëveshja me Serbinë historike, njohja e Kosovës nga Izraeli monumentale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur historike arritjen e marrëveshjes së sotme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se marrëveshja e nënshkruar në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, është historike dhe përfshinë një sërë çështjesh të normalizimit ekonomik.

“Marrëveshjet e sotme hapin mundësi të reja për bashkëpunim më të gjerë. Shtetet e Bashkuara riafirmojnë mbështetjen e tyre për negociatat e vazhdueshme midis Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Ndërkohë njohja e Kosovës nga shteti i Izraelit është quajtur monumentale.

“Ne gjithashtu përgëzojmë kryeministrin Hoti për arritjen monumentale të normalizimit të raporteve dhe njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit”.

Arritja e marrëveshjes së sotme me mbështetjen e Trump shihet si hap i madh në rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor, qëllim ky që mbështetet nga SHBA.

Exit mobile version