Ngjarja kishte ndodhur në janar të vitit 2019, ku zyrtari policor i cili i takon krahut të djathtë ekstrem “Alphateam”, brenda stacionit policor në Muhlheim e kishte goditur disa me grusht në fytyrë kosovarin me nënshtetësi gjermane.
Siç raporton Policia e Kolnit, polici e kishte lidhur kryefamiljarin shqiptar pas një debati të zëshëm që kishin pasur lidhur me ushtrimin e dhunës në familje.
Sipas deklaratës së policit që kishte ushtruar dhunë ndaj burrit nga Kosova për këto goditje ishte se ishte i mbingarkuar nga pozita e vështirë ku ndodhej, në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Duisburgut, Andreas Kunze, ka thënë për gazetën “Kolner Stadt Anzeiger” se i dyshuari e kishte pranuar fajësinë lidhur me rastin.
Zyra e Prokurorit Publik në Duisburg po e heton atë gjithashtu për shkak të përfshirjes së tij në grupin ekstremist të krahut të djathtë “Alphateam”.
Kolegja e të pandehurit e kishte ndihmuar atë në mbulimin e sulmit për një vit e gjysmë duke bërë deklarata të rreme. Gjykata e Qarkut tashmë ka dënuar komisaren e policisë me shtatë muaj burg, me kusht.
Ende janë duke vazhduar hetimet kundër dy drejtuesve të grupeve të shërbimit të cilët ngarkohen se nuk kanë raportuar incidentin.