Një qytetar është dënuar nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave antiCOVID, gjegjësisht mosmbajtje të maskës në veturë. Ai është ankuar se Policia e Kosovës po përdorë standarde të dyfishta.
Daku shkroi në Facebook se nga sot ai gjendet në mes të alternativave që të bëhem aktivist i devotshëm i partive aktive politike ose të bëjë përpjekje për t’u larguar sa më parë nga ky shtet i pa drejtë dhe i pabarabartë.
“Sot përderisa shkonim në Prishtinë, bashkë me shokun tim Lulin, në Kishnicë na ndaloi policia dhe na shqiptoi nga një gjobë për mosrespektim të masave anti covid, gjegjësisht mosmbajtje të maskës në veturë. Sado ligjore, aspak kushtetuese nuk është si masë. Gjoba që morëm ne bie në kundërshtim me nenin 3, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ne ndihemi të pabarabartë dhe të pafuqishëm për të kundërshtuar këtë masë. Por, nga sot unë gjendem në mes të alternativave që të bëhem aktivist i devotshëm i partive aktive politike ose të bëjë përpjekje për tu larguar sa më parë nga ky shtet i pa drejtë dhe i pabarabartë”, shkroi qytetari Admir Daku në Facebook./UBTNews
Sot përderisa shkonim në Prishtinë, bashkë me shokun tim Lulin, në Kishnicë na ndaloi policia dhe na shqiptoi nga…
Posted by Admir Daku on Friday, February 5, 2021