UBT News

Dënohet me dy vjet burg një rus, vajza e tij realizoi pikturë kundër luftës

Një burrë rus, vajza 12-vjeçare e të cilit realizoi një pikturë kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, u dënua me dy vjet burg për kritika ndaj pushtimit të Ukrainës.

Alexey Moskalyov u akuzua për diskreditim të ushtrisë ruse dhe ishte nën arrest shtëpiak në rajonin e Tula-s pasi u akuzua për publikimin e vazhdueshëm të postimeve kundër luftës.

Sipas aktakuzës, Moskalyov, “duke përdorur kompjuterin e tij personal, postoi në faqen e tij disa deklarata që diskreditojnë Forcat e Armatosura të Federatës Ruse”, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti.

Në prill të vitit të kaluar, vajza 12-vjeçare e Moskalyovit, Masha, realizoi një pikturë teksa raketat ruse po hedheshin ndaj një familjeje ukrainase dhe shkroi “Jo luftës” dhe “Lavdi Ukrainës”, gjatë orës së artit./UBTNews/

Exit mobile version