Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj XH.B. duke dënuar me burgim të për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, ndërsa A.B. është liruar nga akuza.
Gjykata njofton se i akuzuari XH.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’.
“Gjykata konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, ka marr aktgjykim lirues për të akuzuarin A.B, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, andaj të akuzuarit me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lihet në liri”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Sipas njoftimit, pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil, për realizimin e kërkesës pasurore juridike.