UBT News

Dënohet me burgim të dyfishtë të përjetshëm i akuzuari për vrasjen e gruas me gjarpër

Një burrë nga India, që u akuzua për vrasjen e gruas së tij me një gjarpër të llojit kobra, u dënua me burgim të dyfishtë të përjetshëm.

Sooraj Kumar u arrestua vitin e kaluar pasi gruaja e tij, Uthra, vdiq nga kafshimi i gjarprit.

Policia filloi hetimet pasi familja e saj pretendoi vrasjen, duke thënë se Sooraj i kishte ngacmuar ata për prikë.

Të hënën gjykata e shpalli fajtor për vrasjen e gruas me gjarpër teksa ajo po flinte. Ai ia lëshoi gjarprin në krevet teksa ajo po flinte. 25-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në maj të vitit të kaluar./UBTNews

Exit mobile version