Një burrë nga India, që u akuzua për vrasjen e gruas së tij me një gjarpër të llojit kobra, u dënua me burgim të dyfishtë të përjetshëm.
Sooraj Kumar u arrestua vitin e kaluar pasi gruaja e tij, Uthra, vdiq nga kafshimi i gjarprit.
Policia filloi hetimet pasi familja e saj pretendoi vrasjen, duke thënë se Sooraj i kishte ngacmuar ata për prikë.
Të hënën gjykata e shpalli fajtor për vrasjen e gruas me gjarpër teksa ajo po flinte. Ai ia lëshoi gjarprin në krevet teksa ajo po flinte. 25-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në maj të vitit të kaluar./UBTNews