UBT News

Dënohet me burg hakeri i Twitterit

A Twitter headquarters sign is shown in San Francisco, Friday, Nov. 4, 2022. Employees were bracing for widespread layoffs at Twitter on Friday, as new owner Elon Musk overhauls the social platform. (AP Photo/Jeff Chiu)

Një britanik i cili hakoi disa llogari të profilit të lartë në rrjetin social Twitter si pjesë e një skeme mashtrimi me Bitcoin është burgosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Joseph O’Connor nga Liverpooli ka hakuar mbi 130 llogari në korrik të vitit 2020, përfshirë edhe atë të Barack Obama-s, Joe Bidenit dhe Elon Muskut.

24-vjeçari pranoi fajësinë muajin e kaluar. Ditën e premte ai u dënua me 5 vjet burg për krime kibernetike.

Hakimi ishte pjesë e një skeme të madhe mashtrimi me Bitcoin që gjeneronte cicërima duke ju kërkuar ndjekësve të dërgonin Bitcoin në një llogari duke premtuar rikthimin e dyfishit të tyre.

Si rezultat, afro 350 milionë përdorues të Twitter panë cicërimat e dyshimta nga llogaritë zyrtare të disa prej përdoruesve më të ndjekur përfshirë Apple, Uber, Kanye West dhe Bill Gates.

Mijëra mendohet të kenë dërguar Bitcoin duke besuar se ishte një fushatë dhuruese.

O’Connor u ekstradua nga Spanja në ShBA në muajin prill dhe muajin e kaluar pranoi akuzat të cilat kishin një dënim maksimal prej 70 vitesh.

Tre persona të tjerë po ndiqen për mashtrimin./PCWorld Albanian

Exit mobile version