Një aktiviste e njohur kineze e lëvizjes #MeToo është dënuar me pesë vjet burg për “subversion kundër shtetit”. Sophia Huang Xueqin u dënua dhe u burgos të premten, gati dhjetë muaj pasi ajo doli në gjyq.
Huang ishte një nga zërat më aktiv të lëvizjes #MeToo të Kinës, e cila raportoi mbi viktimat e abuzimit seksual. Gjithashtu ajo ishte deklaruar edhe për mizogjininë dhe seksizmin me të cilin përballej në redaksitë kineze./UBTNews/