S.O, i akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e Kujtim Veselit në vitin 2019, është dënuar me 25 vjet burg.
Gjykata Themelore e Prishtinës njofton se i akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej 25 vjet për veprat penale “Vrasje e rëndë dhe Dhunim”, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 16.07.2019.
“I akuzuari S.O me datë 11.07.2019 në Fushë Kosovë kishte detyruar të miturin Kujtim Veselit të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e këtyre goditjeve kishte ardhur deri te vdekja e dhunshme e tij. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.