UBT News

Dënohet me 18 vite burgim për vrasjen në Podujevë

Po ashtu me këtë vendim, gjykata të akuzuarve iu ka konfiskuar sendet me të cilat është kryer vepra penale.

Kurse, pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, është udhëzuar në kontest civil.

Gjykatësi Krasniqi i ka njoftuar palët se kundër këtij vendimi kanë të drejtë ankesë në Gjykatën e Apelit, në afat prej 15 ditëve.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 30 korrik 2019 kishte shpallur fajtor të akuzuarin për vrasje të rëndë, Sedat Llugaliu, ndërsa e kishte liruar nga kjo akuzë vëllain e tij, Fejard Llugaliu.

I akuzuari Sedat Llugaliu, për veprën penale “vrasja e rëndë”, ishte dënuar me 18 vite burgim kurse ishte shpallur i pafajshëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Fejard Llugaliu ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj.

Ndërkaq, për veprën penale “vrasja e rëndë”, i akuzuari Fejard Llugaliu ishte liruar nga akuza, pasi që sipas trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj, nuk ishte vërtetuar se i njëjti është kryerës i kësaj vepre penale.

Të pakënaqur me këtë aktgjykim, palët kishin ushtruar ankesa në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit e kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

Ndryshe, për këtë vrasje, i akuzuar është edhe Esat Llugaliu, mirëpo ndaj tij është veçuar procedura, pasi në natën kur kishte ndodhur ngjarja, ai ka pësuar lëndime trupore të rënda me pasoja të përhershme për shëndetin.

Sipas aktakuzës së ngritur me 5 prill 2017, vëllezërit Llugaliu më 7 shkurt të vitit 2016, rreth orës 21:40, në rrugën e “Xhamisë” në Podujevë, pas marrëveshjes paraprake mes të pandehurve dhe personave NN, me dashje që ta privojnë nga jeta tani të ndjerin F, B, nga hakmarrja për shkak të konflikteve të mëhershme të familjes Lugalliu dhe Bunjaku rreth biznesit, duke rrezikuar edhe Arafat Fetën, të pandehurit u kanë dal në pritë Fetës dhe Bunjakut.

Sipas aktakuzës, Esat Llugaliu, ka shtënë në drejtim të tyre me pistoletë dhe bashkë me të kanë shtënë edhe personat NN dhe të pandehurit Fejard dhe Sadat Llugaliu që kanë dal nga vetura e tyre, kurse personat NN kanë qene të fshehur në qoshe të një ndërtese.

Për të shpëtuar nga të shtënat me armë, aktakuza thotë se Feta ka dal nga vetura dhe ka ikur, kurse, tani i ndjeri F.B është qëlluar me armë zjarri dhe në atë gjendje ka dal nga vetura, por pasi të shtënat nuk janë ndalur në vetëmbrojtje ka shtënë në drejtim të tyre dhe ka ikur drejtë shtëpisë së të dëmtuarit Halit Kika.

Për këto veprime Prokuroria Themelore në Prishtinë, të akuzuarit i ngarkon me veprën penale “vrasje e rëndë”. /Betimipërdrejtësi

Exit mobile version