UBT News

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim Vullnet Gashi për aksidentin fatal në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim Vullnet Gashin për aksidentin me fatalitet të ndodhur në vitin 2023 në të cilin humbi jetën këmbësori Ferhat Bejtullahu.

Ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues për marrjen e patentë-shoferit, si dhe iu ndalua pajisja me patentë-shofer për katër vjet.

Sipas aktakuzës, Gashi, duke drejtuar automjetin pa patentëshofer dhe në shiritin e dedikuar për autobusë e taksi, kishte goditur me veturë këmbësorin Ferhat Bejtullahun, i cili si pasojë e lëndimeve të marra kishte vdekur./A.K/

Exit mobile version