UBT News

Dënohen me 42 vjet burgim dy persona për vrasje të rëndë në Prishtinë

Dy persona persona u dënuan sot me nga 21 vjet burgim, pasi në bashkëkryerje kishin kryer veprat penale: “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

“I akuzuari A.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 21( njëzet e një vite), koha e kalur në paraburgim ju llogaritet në dënimin e shqipuar, po ashtu edhe i akuzuari A.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 21( njëzet e një vite), koha e kaluar në paraburgim ju llogaritet në dënimin e shqipuar. Të akuzuarve A.A dhe A.V konform nenit 367 paragrafi 3 lidhur me nenin 187 KPPRK-së, iu vazhdohet masa e paraburgimit. Me datë 24.11.2017 rreth orës 02:50 pranë kafiterisë Francisko në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, të akuzuarit A.A dhe A.V në bazë të marrëveshjes paraprake kishin privuar nga jeta tani të ndjerin N.S dhe rrezikuar jetën e të dëmtuarve tjerë të cilët ishin të pranishëm”, njoftoi sot Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil.

Exit mobile version