Komuna e Prishtinës ka dënuar me nga dy mijë euro dy parti politike, AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate për mosrespektim të masave antiCOVID.
Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka thënë se të dyja këto parti kanë organizuar tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi
“Askush mbi ligjin! Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi. Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit. Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!”, thuhet në njoftim./UBTNews
Askush mbi ligjin! Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me…
Posted by Adonis Tahiri on Tuesday, January 19, 2021