Gjyqësori italian i ka dhënë një goditje të rëndë grupit mafioz më të fuqishëm italian “Ndrangheta” duke dënuar 70 anëtarë të tij dhe të tjerë me lidhje me të, përcjell UBT News.
Vendimet ndaj 91 të pandehurve u lexuan në një sallë të madhe gjyqi. Prokurori antimafia Nicola Gratteri – përpjekjet e të cilit për të mposhtur grupin mafioz e detyruan atë të jetonte nën mbrojtjen e policisë për më shumë se 30 vjet – tha se gjithçka shkoi mirë.
Ai theksoi se nga 91 të pandehurve, 70 prej tyre u shpallën fajtorë.
“Unë nuk kam frikë nga asgjë dhe askush. Unë gjithmonë them atë që mendoj dhe nëse nuk mund ta them të vërtetën është sepse nuk mund ta provoj”, tha ai mes të tjerash.
Disa nga të dënuarit morën dënimin maksimal prej 20 vjetësh, shkruan Euronews, transmeton UBT News.
Ata përfshijnë Domenico Macri nga krahu ushtarak i grupit, Pasquale Gallone, krahu i djathtë i shefit të dyshuar të mafias Luigi Mancuso, gjyqi i të cilit është ende duke u zhvilluar dhe Gregorio Niglia, roli i të cilit përfshinte blerjen e armëve dhe zhvatjen.
Rreth një e treta e grupit është dënuar me 10 vjet ose më shumë dhe 21 persona janë shpallur të pafajshëm, tha Gratteri.
Nga tetë për të cilët prokuroria kishte kërkuar 20 vjet burg, gjashtë morën dënimin e plotë, duke përfshirë Pasquale Gallone, 62 vjeç, i cili ndihmoi në orkestrimin e garës trevjeçare të shefit të tij nga viti 2014, dy vjet pasi Luigi Mancuso u lirua nga burgu pasi kishte kaluar 19 vjet vite atje.
Gjyqet e anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të këtij grupi po zhvillohen që nga janari.
Të sapodënuarit kishin zgjedhur një gjyq të shpejtë me dyer të mbyllura, gjë që u lejoi atyre të i’u zvogëloheshin dënimet me një të tretën nëse dënoheshin.
Janë 355 të pandehur ende për t’u gjykuar, me procedurat që pritet të zgjasin dy vjet ose më shumë./UBTNews/