Denise Richards ka dëshmuar në gjykatë kundër ish-bashkëshortit të saj, Aaron Phypers, gjatë një seance dëgjimore që lidhej me urdhrin e përkohshëm të mbrojtjes që ajo kishte kërkuar ndaj tij.
Gjatë dëshmisë, ajo foli për abuzimin e dyshuar gjatë martesës, duke deklaruar me lot në sy se Phypers shpesh e kishte kërcënuar me jetë.
“Ai më thoshte se do të më hidhte nga dritarja ose nga ballkoni i hotelit. Ai gati sa nuk më vrau,” tha ajo.
Richards shpjegoi rrethanat që çuan në ndarje, duke treguar se gjithçka kishte nisur pasi i kërkoi Phypers të largohej nga shtëpia.
“Ai u zemërua, ishte i paqëndrueshëm. Sapo isha shëruar nga një lifting i fytyrës e kisha ende qepje pas veshëve. Ai më kapi për krahësh, më bërtiti dhe më ofendoi, duke më quajtur ‘mashtruese dhe gënjeshtare’,” dëshmoi aktorja.
Sipas Richards, situata u keqësua ditën pas incidentit, kur Phypers dhe babai i tij hynë në dhomën ku ajo po flinte dhe e kërcënuan se do të publikonin foto nudo të saj.
Ajo pretendon se Phypers e goditi, ndonëse ai e ka mohuar akuzën. Ajo rrëfeu disa episode tjera të dhunshme, duke thënë se ish-bashkëshorti e kishte goditur në fytyrë dhe në kokë, si dhe e kishte kërcënuar me vrasje.
Aktorja shtoi se Phypers e kishte akuzuar për tradhti, pasi pretendonte se kishte gjetur mesazhe në telefonin e saj që tregonin për një lidhje jashtëmartesore diçka që ai nuk e pranoi. /A.Z/UBT News/