UBT News

​Dënimi i Dodajt, mbrojtja e Ademajt mirëpret pranimin e fajësisë

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla pas përfundimit të shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt është shprehur i lumtur që njëri nga palët e përfshira në rast është shpallur fajtor.

I akuzuari, Tom Dodaj i cili pranoi fajësinë për shitjen e armës tek Naim Murseli me të cilën është vrarë Liridona Ademaj u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

“Jemi të lumtur sepse të paktën për njërën nga pikat e dispozitivit të aktakuzës njëra nga palët u deklarua fajtor dhe e konsiderojmë si pikë të kryer të aktakuzës”, tha ai.

Gjatë shqyrtimi fillestar për vrasjes e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj, Naim Murseli është deklaruar plotësisht i pafajshëm për veprën penale që ngarkohet.

Lidhur me këtë, avokati i familjes së të ndjerës, Leutrin Syla tha se provat materiale janë të të qarta në aktakuzë dhe se nuk i habitë deklarimi i Murselit.

“Nuk mund të themi në asnjë rast se ka qenë e pritshme apo jo meqenëse provat materiale dhe ato që parashihen në aktakuzë janë aq të qarta sa që edhe të pranonte fajësisë nuk do të ishte diçka e re dhe risi për ne edhe mos pranimi i fajësisë është diçka e pritshme edhe sikur ta pranonte nuk do të kishte çudi ose habi që e ka pranuar”, tha ai.

Në shqyrtimin fillestar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023 i akuzuari Naim Murseli është deklaruar plotësisht i pafajshëm lidhur me vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademjt.

Ndërsa, i akuzuari Granit Plava ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, derisa Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk deklarohet rreth fajësisë pa u konsultuar më avokatin e tij.

Ndërsa, Tom Dodaj e ka pranuar fajësinë për veprën penale shitjen e armës, për të cilën vepër penale u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë duke e dënuar me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Exit mobile version