UBT News

​Dëmtohet vetura e një gruaje në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut, persona të panjohur ia kanë thyer xhamat e veturës një gruaje.

Vetura sipas policisë ishte e parkuar para banesës së saj.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version