Oleksandr Sienkevych, kryebashkiaku i Mykolaiv në jug, raportoi mbrëmë se Universiteti Kombëtar i Ukrainës jugore, “Petro Mohyla”, është dëmtuar si pasojë e sulmit me dy raketa ruse.
Ai tha: “Sonte aty fluturuan dy raketa ruse. Këta janë terroristë të vërtetë që nën maskën e propagandës së tyre vazhdojnë të shkatërrojnë në mënyrë cinike institucionet tona arsimore”.
“Në momentin e sulmit ka qenë vetëm një roje sigurie në universitet. Fatmirësisht ai nuk është lënduar”, njoftoi ai./UBTNews/