UBT News

Dëmtohet shtëpiza “Vrapo babadimër”, vidhen rreth 40 kostume

Shtëpiza “Vrapo babadimër” e cila është vendosur në Sheshin e Prishtinës është dëmtuar e janë vjedhur rreth 40 kostume. Kështu ka bërë të ditur organizatori i aktivitetit “Vrapo babadimër”.

“Edhe pse isha tash i ftuar musafir ne program të mëngjesit ne RTK, e pa mundur te jem, fotografia flet vet, rreth 40 kostume te vjedhura dhe damtim i shtëpizës”, ka shkruar Islami në Facebook.

Nisma “Vrapo Babadimër”, sjell këtë vit edicionin e gjashtë. Këtë vit motoja e aktivitetit ku pritet t’i gëzojë rreth 700 familje ka moton “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familje”.

Ndërkohë që më 12 dhjetor, në ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet mini-maratona humanitare “Vrapo Babadimër”.

Qëllimi i kryesor i kësaj iniciative është ngritja e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë

Exit mobile version