UBT News

Dëmtohet objekti në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të asgjësimit ose dëmtimit të pasurisë së huaj në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, në Orllan të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga 30 maji deri më 30 qershor të këtij viti.

Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës të kullës kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar./A.K/

Exit mobile version