UBT News

Dëmtohen skulpturat e parkut të qytetit të Korçës

Skulpturat e parkut të Korçës janë dëmtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, janë dëmtuar dy prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut.

Punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave.

Policia Korçë ka filluar hetimin për rastin duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut kanë rënë pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm.

Exit mobile version