UBT News

Dëmtim në shpatull, Dua vazhdon turneun pas trajtimit mjekësor

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, 30 vjeçe, raportohet se ka pësuar një lëndim trupor gjatë turneut të saj në Shtetet e Bashkuara.

Ajo është kontrolluar nga një radiolog para se të merrte lejen për të vazhduar performancat.

Fansat u shqetësuan pasi e panë këngëtaren me shenja të dukshme në shpatull, duke ngritur dyshime për një dëmtim të mundshëm serioz.

Sipas gazetës The Sun, Dua ka marrë lejen për të vazhduar turneun pas kontrollit mjekësor, dëmtimi ka ndodhur gjatë momenteve të pushimit nga performancat. Një burim tha se po ndjek trajtime fizioterapie për rikuperim të plotë, por turneu do të vazhdojë pa ndërprerje.

“Lëndimi ndodhi gjatë një kohe pushimi nga turneu. Ka qenë i dhimbshëm, por pas kontrollit nga radiologu, i është dhënë drita jeshile. Turneu do të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar. Thjesht një nga këto situata,” tha burimi.

Përveç sfidave shëndetësore, u bë e ditur se  ka ndarë rrugët me agjentin, David Levy, pas përfshirjes në fushatë kundër grupit pro-palestinez “Kneecap”.  Ai kishte kërkuar që grupi të mos performonte në Glastonbury, duke pretenduar se ata po ushqenin antisemitizmin.

Letra që nënshkroi i kërkonte themeluesit të festivalit, Michael Eavis, dhe vajzës së tij, Emily, të hiqnin nga lista këngëtarët e Belfastit, të cilët akuzoheshin për mbështetje ndaj terroristëve të Hezbollah.

Megjithëse letra ishte private, ajo u bë publike më vonë, duke zbuluar qëndrimet e agjentëve ndaj artistëve që përfaqësonin.

Dua, e cila është mbështetëse e hapur e Palestinës, vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Levy-n dhe  Massive Attack, duke argumentuar se qëndrimet e tij nuk përputheshin me bindjet e saj. Ajo mbetet në të njëjtën kompani të talenteve, William Morris Endeavor, por tani përfaqësohet nga një agjent tjetër brenda saj.

Megjithëse Levy protestoi, Kneecap performoi në Glastonbury, dhe policia nuk ndërmori veprime të mëtejshme ndaj tyre.

Gjatë festivalit, një nga anëtarët e grupit, Liam Og O hAnnaidh, ishte n

ë liri me kusht, i akuzuar për shfaqjen e një flamuri Hezbollah gjatë një koncerti në nëntor të vitit të kaluar. Liam mohon akuzat, dhe çështja e tij është shtyrë deri në fund të këtij muaji.

Grupi gjithashtu akuzohej për mbështetje ndaj Hezbollah dhe Hamas gjatë festivalit amerikan Coachella në prill.

Lipa ka qenë prej kohësh mbështetëse e hapur e Palestinës e ka dënuar “gjenocidin izraelit” në Gaza në një postim të pasionuar në Instagram në maj të vitit të kaluar.

Ajo i’u bashkua artistëve të tjerë për të protestuar kundër “komplicitetit të Britanisë në Gaza”, duke shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në Izrael më 7 tetor. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version