Mbi 17 mijë njerëz humbën jetën si pasojë e tërmetit të së hënës dhe dhjetëra mijëra të tjerë humbën shtëpitë e tyre. Ekziston frika se dëmet ekonomike në rajon mund të jenë të mëdha.
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit financiar, Fitch thotë se fatkeqësia mund të shkaktojë humbje ekonomike që tejkalojnë shifrën 4 miliardë dollarë.
“Humbjet ekonomike vështirë vlerësohen pasiqë situata po evoluon, por duket se mund të kalojnë shifrën 2 miliardë dollarë dhe mund të arrijnë 4 miliardë ose më shumë”, sipas Fitch Ratings./UBTNews/