UBT News

Dell do të shkurtojë 6 mijë e 650 vende pune

Dell Technologies Inc (DELL.N) do të shkurtojë rreth 6 mijë e 650 vende pune, ose rreth 5% të fuqisë punëtore të saj globale si pasojë e rënies së kërkesës për kompjuterët e saj personalë, raportoi të hënën Bloomberg News.

“Kompania po përjeton kushte tregu që “vazhdojnë të prodhojnë një të ardhme të pasigurt”, deklaroi bashkëshefi operativ, Jeff Clarke.

Riorganizimet e departamenteve dhe shkurtimet e vendeve të punës janë një mundësi për të rritur efikasitetin, tha një zëdhënës i kompanisë për Bloomberg News.

Pushimet nga puna në Shtetet e Bashkuara arritën një nivel më të lartë në më shumë se dy vjet gjatë muajit janar pasi firmat e teknologjisë shkurtuan vendet e punës me ritmin e dytë më të lartë në rekord për t’u përgatitur për një recesion të mundshëm, sipas një raporti që u publikua të enjten./UBTNews/

Exit mobile version