Kompania e shpërndarjes së ushqimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Deliveroo tha se do të largohet nga Australia, duke përmendur kushtet e vështira ekonomike.
Operacioni australian i kompanisë, i cili filloi në vitin 2015, po vendoset në administrim vullnetar.
Përveç kushteve të vështira ekonomike, u përball edhe me konkurrencë nga rivalët sikurse Uber Eats dhe Menulog.
Deliveroo tha se ka ndaluar pranimin e porosive përmes aplikacionit të saj./UBTNews/