UBT News

Deliveroo do të largohet nga tregu holandez më 30 nëntor

Deliveroo, kompania e shpërndarjes së ushqimeve, tha se do të largohet nga tregu holandez më 30 nëntor.

“Pas konsultimeve me punonjësit dhe shoferët, Deliveroo vlerëson se pozicionimi në tregun e Holandës kërkon investime të paarsyeshme me një kthim të pasigurt afatgjatë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Në muajin gusht kompania njoftoi se po e shqyrtonte këtë mundësi, marrë parasysh se tregu holandez përbën vetëm një sasi të vogël të operacioneve të tij dhe se nuk kishte arritur të fitonte një pjesë të mjaftueshme të tregut lokal./UBTNews/

Exit mobile version