Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që të kërkojë falje për deklaratat e tij për ish-politikanin serb të Kosovës të vrarë, Oliver Ivanoviq.
Ajo tha se kjo çka ka bërë Kurti është fryje e rëndë për viktimat dhe familjet e tyre, po ashtu edhe për institucionet që mundësuan përballje e Ivanoviqin me drejtësi për krimet në veri.
“Kjo që ka bërë Kurti është fyerje e rëndë për viktimat, fyerje e rëndë për familjet e tyre, për institucionet që mundësuan përballjen e tij me drejtësi, dekurajim për secilin që angazhohet për drejtësi për viktimat për të dënuar përgjegjësitë, fyerje për secilin nga ne në sallë që përfaqësojmë qytetarët e Kosovës… Kryeministri Kurti ka bërë gabim të madh e të pafalshëm. Për një gjë të tillë besoj nuk pajtohet as kryetari i Kuvendit, sa për presidenten e kemi parë qartë se çfarë mendon. Kërkojmë kryeministri të kërkojë falje publike e të distancoheni kolegë nga deklaratat”, tha ajo.
Deklarata e kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq, se “ishte person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit të tij” dhe porositi që “kujtimi për të të mbetej gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, ka ngjallur shumë reagime.