Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës Blerta Deliu-Kodra ka pasur kritika për programin qeverisës 2021-2025, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se programi nuk ka afate kohore, derisa e ka quajtur program dëshirash.
Sipas saj, Qeveria e ka filluar punën me shantazhe në orët e mbrëmjes derisa i ka përmendur edhe Ligjin për Zgjedhjet, e që Deliu tha se ky Ligj nuk figuron aspak në programin qeverisës.
“Po e shohim që kryeministri nuk qenka këtu por do të kemi pyetje konkrete dhe ai do të duhej që të ishte këtu. Programin qeverisës që na ka sjellë qeveria me 55 ditë vonesë nuk i përngjan aspak programit sepse s’ka afate kohore, është program dëshirash e synimesh. E keni filluar mbrapsht qeverisje duke e shantazhuar opozitën në orët e vonshme. Askund nuk figuron reforma zgjedhore për të cilën ju kishit urgjencë në ditën e parë”.
Ajo ka pasur kritika karshi ekzekutivit edhe për menaxhimin e Covid-19. Sipas Deliut në mënyrë çnjerëzore Qeveria po i trajton të moshuarit.
“Vetë mënyrë se si Qeveria është marr pandeminë flet se si i trajtojnë qytetarët e vendit, kjo Qeveri refuzon vaksinat nga shteti amë. Po hyjmë në muajin e gjashtë dhe vetëm 2.6% qytetarë janë vaksinuar. Kosova ka ende zero vaksina të kontraktuara dhe programi Qeverisë ka kontraktida që thotë se 60% e popullsisë do të vaksinohet deri në fund të vitit. Një Qeveria e cila trajton në mënyrën më çnjerëzore pa fajin e tyre, një mazhoranc me logjikën e arrogancës tenton ta mbyt opozitën në Kuvend. Për qeverinë nuk ka dyshim fare me shtetin e Shqipërisë, refuzoi vaksinat nga kryeministri Edi Rama”.
“VV-ja është ngritur duke dalë kundër dialogut dhe tani kemi ndërrim parimesh që për tano tani njihet VV e njihet Kurti. A ka qenë imazhi i njëjtë ky Parlament sulmohej me mollotov, kryeministri duhet ta qartësojë mirë sepse deklaratat e tij po ndryshojnë”, tha Deliu-Kodra.