UBT News

Deliu-Kodra viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka realizuar një vizitë në Hagë, ku ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Deliu përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se me Thaçin dhe Veselin kanë biseduar gjatë.

“Mall, emocion dhe krenari! Ashtu siç kanë jetuar dhe siç kanë shkuar në Hagë, ashtu i gjeta edhe sot Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli dhe të tjerët ballëlartë e krenarë. Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën. Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë”, thotë Deliu.

Exit mobile version