Qyteti Delhi në Indi do të kufizojë përdorimin e veturave javën e ardhshme për të parandaluar rritjen e nivelit të ndotjes derisa niveli i ajrit në kryeqytet është i dëmshëm. Kjo është dita e tretë radhazi që Delhi po përballet me ajër të ndotur.
Delhi renditet në mesin e qyteteve më të ndotura në botë çdo vit në prag të dimrit. Kjo për shkak të veutrave, industrive, pluhurit nga ndërtimi si dhe djegies së mbetjeve të të korrave në fushat e afërta.
Qeveria lokale tha se do të vendosë rregullin e automjeteve “tek-çift” nga datat 13-20 nëntor për të zbutur nivelet e ndotjes që pritet të rriten pas festivalit hindu të Diwali më 12 nëntor, kur shpesh vihen fishekzjarre pavarësisht ndalesës./UBTNews/