Ambasador i ri i Kosovës në Hungari është emëruar Delfin Pllana. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ambasadori Pllana do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis Kosovës dhe Hungarisë.
“I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të emëruar Delfin Pllana, ndërsa ai hyn në detyrën e tij të re si Ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari. Unë jam i bindur se ai do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve tona dhe të thellojë lidhjet midis popujve tanë”, ka shkruar Osmani në “X”.
Delfin Pllana në vitin 2021 ka qenë i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Bullgari, derisa në vitin 2023 ambasador në këtë vend ishte emëruar Haxhi Bajraktari.