UBT News

Delegacioni kosovar konfirmon heqjen e Kosovës nga agjenda e Komitetit Politik të KiE-së

Kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hoq nga rendi i ditës të mërkurën, konfirmoi delegacioni i Kosovës pranë KiE-së.

Kjo kërkesë ishte në rendin e ditës së takimit të Komitetit, i cili po mbahet në Francë, përkatësisht në Paris.

Ariana Musliu Shoshi – pjesë e delegacionit të Kosovës ka shkruar se me kërkesë të kryetarit të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Pablo Hispan, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës.

Këtë shtyrje, Musliu Shoshi Musliu e cilësoi si “një zhvillim të papritur”.

Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi. Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, shkruan Shoshi Musliu në Facebook.

Më herët, për një gjë të tillë raportoi edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.

Gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ajo tha se është njoftuar nga shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bilana Pantiq, shkruan rel.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Anëtarësimi eventual do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftimin e korrupsionit.

Exit mobile version