Delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorus për bisedime me Rusinë, njoftoi Presidenca ukrainase të hënën në mëngjes.
“Delegacioni ukrainas mbërriti në zonën e kufirit ukrainas-bjellorus për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e Presidencës ukrainase.
Sipas një deklarate, delegacioni përfshin, ndër të tjera, ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.